Tiranë: E mitura seks në grup, i dashuri dhe babai i tij bien në pranga

Kronikë e zezë

Tiranë: E mitura seks në grup, i dashuri dhe babai i tij bien në pranga

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 17:30

Pesë persona mes tyre një e mitur të cilën e shfrytëzonin për prostitucion, u arrestuan në Tiranë. Burime pranë uniformave blu thanë se njëri prej të arrestuarve është Emri Dashi 21 vjeç i cili akuzohet se shfrytëzonte të miturën me iniciale P.B. të cilën e kishte të dashur. Sipas hetuesve Dashi e shfrytëzonte 17 vjeçaren së bashku me të atin e tij Muli Dashi, ndërkohë që në momentin e arrestimit 17 vjeçarja po kryente marrëdhënie seksuale me 2 persona. Policia ishte vënë në ndjekje të tyre prej disa kohësh, pasi kishin dyshime se i ati me të birin shfrytëzonin 17 vjeçaren si prostitutë luksi edhe tek politikanë apo dhe biznesmenë në kryeqytet. Një ditë më parë policia u vu në ndjekje të automjetit tip Fiat me targa të Tiranës 3571 S, i cili shërbente për të dërguar 17 vjeçaren tek klientët. Pas ndjekjes deri në një nga hotelet e periferisë së Tiranës në zonën e Bërxullit, njësia speciale e policisë së kryeqytetit arrestoi babë e bir, Emri dhe Muli Dashi, ndërkohë që në ambientet e hotelit 17 vjeçaren dhe dy persona të tjerë. Sipas policisë dy të arrestuarit personat me iniciale E.Reka dhe E.Haxhiaj, po kryenin prostitucion me të miturën. Pas marrjes në pyetje të 17 vjeçares mësohet se ajo ka treguar dhe për takimet me politikanë apo dhe biznesmenë në kryeqytet. Takimet sipas saj bëheshin gjithnjë në hotelet jashtë kryeqytetit ndërkohë që lidhjet me to bëheshin kryesisht në diskot më në zë të kryeqytetit, të cilat frekuentohen dhe nga politikanët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat