Sherr për shtëpinë, e reja rreh vjehrrin

Kronikë e zezë

Sherr për shtëpinë, e reja rreh vjehrrin

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:44

Sherri për shtëpinë dhe pretendimi që pronësia e saj ti kalonte bashkëshortit dhe asaj, e kishin bërë aq të ashpër sa që ushtronte presion dhe dhunë mbi vjehrrin e saj. 31 vjeçarja B.M., me banim në lagjen nr.6 të Korçës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë pas denoncimit të bërë nga vjehrri i saj. Burime zyrtare nga policia thanë se pas denoncimit të bërë nga 59 vjeçari H.M., në ngarkim të tij u lëshua urdhri i mbrojtjes. Në denoncimin e tij i moshuari tha para uniformave blu se nusja e djalit e kërcënonte që ti kalonte pronësinë e shtëpisë dhe pronave asaj dhe djalit, duke i thënë “Unë të mbaj me bukë mosmirënjohës. Shtëpia na takon ne, na e kalo”. Por 31 vjeçarja nuk ndalej vetëm me fjalë, madje në disa raste e kishte dhunuar edhe fizikisht. Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet për veprën penale "Dhunë në familje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat