12-vjeçari që u vra për një pistoletë lodre

Kronikë e zezë

12-vjeçari që u vra për një pistoletë lodre

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 15:44

Zbulohen detaje të reja për vrasjen e 12-vjeçarit Tamir Rajs, në SHBA, nga një polici për shkak se mbante në dorë një pistoletë lodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 nëntor në Klevelend të Ohajos, ku dy policisë të patrullës rrugore qëlluan për vdekje në kraharor të miturin që mbante në dorë një pistoletë që luante.

Së fundi, mediat amerikane kanë publikuar një video ku duket momenti fatal.

Sipas “Hunffigton Post” dy policët i kanë bërë thirrje 12-vjeçarit që të ulë armën dhe pastaj kanë qëlluar mbi të. Policët duhet të kishin paralajmëruar disa herë para tërheqjes së këmbëzës. Hetimet treguan se djaloshi mbante në duar një armë airsoft, e cila gjuan fishekë plastikë jo vdekjeprurës.

Pjesa më e madhe e videos tregon se si një i mitur i vetmuar përpiqet të luajë i vetëm në park me një armë aspak të rrezikshme dhe që mund të blihet në dyqanet e mallrave sportive për 20 dollarë.
Armës që mbante Tamiri i mungonte një tapë portokalli, që u vendoset zakonisht armëve lodër për të treguar se nuk janë të vërteta.

“Besojmë se kjo situatë mund të ishte shmangur dhe Tamiri mund të ishte këtu me ne. Video tregon diçka të qartë: policët reaguan shpejt”, tha një nga anëtarët e familjes së 12-vjeaçarit.

Oficeri i patrullës që qëlloi mbi Tamirin është identifikuar të mërkurën si Timothy Loehmann, një rishtar 26-vjeçar, që e filloi karrierën e tij në muajin mars.

Ndërsa partneri i tij është 46-vjeçari Frank Garmback. Të dy oficerët janë pushuar nga puna dhe janë në pritje të publikimit të ndjekjes penale nga zyra e prokurorit të qarkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat