Në Gjykatën Themelore të Gjilanit ngritet një aktakuzë

Kronikë e zezë

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit ngritet një aktakuzë

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 15:39

Më 21 nëntor 2014, në Gjykatën Themelore të Gjilanit u ngrit një aktakuzë me anë të së cilës një qytetar nga Kosova akuzohet për kryerje të vrasjes së rëndë në tentativë, shkaktim të lëndimit të Rëndë Trupor dhe Sulm kundër personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.

"Rasti ka të bëjë me pretendimet që i pandehuri, në shtator dhe në dhjetor 2004, ka sulmuar dhe ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë në Shkup dhe në Tetovë duke iu shkaktuar lëndime të rënda nga të shtënat. Ai iku nga vendi e krimit. Ai u arrestua në Kosovë në janar të këtij viti dhe prej atëherë ka qenë në paraburgim. Ky ishte një hetim i përbashkët i kryer nga hetuesit e EULEX-it të njësitit të krimit të organizuar së bashku me prokurorët dhe hetuesit nga Republika e Maqedonisë. Rasti është duke u drejtuar nga një prokuror ndërkombëtar nga PSRK", thuhet në komunikaten e EULEX-it. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat