Pesë të lënduar pas kacafytjes së qenve

Kronikë e zezë

Pesë të lënduar pas kacafytjes së qenve

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 11:16

Pas një mosmarrëveshje që kishin pasur në mes veti rreth kacafytjes së qenve, nëntë persona janë përfshirë në një rrahje. Rasti ka ndodhur të mërkurën në fshatin Brod të Dragashit.
Gjatë përleshjes katër të dyshuar kanë pësuar lëndime të lehta trupore, kurse një i dyshuar lëndime të rënda trupore (frakturë në kokë) i cili është dërguar në QKUK-Prishtinë.
Të lënduarve u është ofruar tretmani mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat