Kapet çanta me 7 kg heroinë në Pejë

Kronikë e zezë

Kapet çanta me 7 kg heroinë në Pejë

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 11:13

Shtatë kilogramë heroinë janë gjetur dhe konfiskuar të mërkurën mbrëma nga antidroga e Policisë së Kosovës.
Indeksonline ka mësuar se droga është kapur në qendër të Pejës.
Droga ishte e vendosur në çantë dhe pasi që është dërguar në stacion të policisë është matur pesha e saj e cila ka rezultuar të jetë 7 kg e 102 gr heroinë.
Për rastin ende nuk ka asnjë person të dyshuar ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar intensivisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat