Fshehu të dhënat e matësit, pranga shefit të OSHEE-së në Mallakastër

Kronikë e zezë

Fshehu të dhënat e matësit, pranga shefit të OSHEE-së në Mallakastër

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 09:59

Përfundoi në pranga mëngjesin e sotëm shefi i degës së OSHEE-së në Mallakastër.
Efektivët e policisë arrestuan shtetasin Arban Myftaraj, me detyrë shefi i Operatorit të Energjisë Elektrike në qytetin e Mallakastrës.

Myftaraj akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas policisë shefi i OSHEE-së fshehu të dhënat e matësit elektrik të një qytetari.

Gjithashtu në të njëjtën institucion të qytetit të Mallakastrës, nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për dy elektricistë. Efektivët e policisë po hetojnë dy punonjësit M.Malaj dhe R.Brakaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat