Grabitje me armë në Lezhë

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në Lezhë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 21:00

LEZHË- Tre grabitës të armatosur kanë hyrë mbrëmjen sotme në një banesë dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin një sasi prej 1 milion lekësh të reja, 2 mijë eurosh dhe një aparat celular.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kallmet të Lezhës, në banesën e shtetasit Kol Gega. Sipas familjarëve, grabitësit nuk kanë mundur t’i njohin, ndërsa saktësojnë se hajdutët nuk kanë ushtruar dhunë.

Në momentin e grabitjes në banesë ndodheshin vetëm kryefamiljari me bashkëshorten e tij dhe nënën, ndërsa fëmijët ndodhen në emigracion.

Maskat janë larguar në drejtim të paditur me një automjet ngjyrë të bardhë, që sipas burimeve pranë policisë së Lezhës ka qenë e pajisur me fenelinë policie për të shmangur kontrollet.

Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të saj. Mësohet se tre net më parë disa persona, që dyshohet të jenë të njëjtët, tentuan të grabisin këtë banesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat