U kapën me 97 kg tritol, prokuroria çon për gjykim katër ushtarakët

Kronikë e zezë

U kapën me 97 kg tritol, prokuroria çon për gjykim katër ushtarakët

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 18:46

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim çështjen ndaj katër ish-ushtarakëve, të cilëve iu sekuestruan 97 kilogramë lëndë plasëse C4. Ilir Dhimo, Pëllumb Daci, Emiledi Taku dhe Artur Çelo u arrestuan më 19 maj të këtij viti pasi zbulimit të sasisë së madhe të eksplozivëve.

Eksplozivët e sekuestruar në rrugën “Sadik Petrela” dhe në banesën e Ilir Dhimos, dyshohet të jenë vjedhur nga depot ushtarake gjatë periudhës që katër të arrestuarit shërbenin në Forcat e Armatosura.

Emild Taku, ka qenë efektiv i Batalionit të Transportit në repartin pranë Urës së Beshirit. Ilir Dhimo ka ushtruar funksionin e kapitenit në sektorin e e asgjësimit të municioneve të Ushtrisë, Atur Çelo ka qenë kapter, ndërsa Pëllumb Daci, major.

Prokuroria e Tiranë ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim ndaj 4 ushtarakëve duke, ngritur ndaj tyre akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake...” në sasi të mëdha.

Në seancën gjyqësore për masën e sigurisë 4 të pandehurit kanë ngritur pretendimin se eksplozivin e përdornin për t’ia shitur pronarëve të guroreve në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat