3-vjeçari qëllon për vdekje nënën e tij

Kronikë e zezë

3-vjeçari qëllon për vdekje nënën e tij

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 15:45

SHBA- Një nënë e re u qëllua aksidentalisht për vdekje nga djali i saj 3-vjeçar, në kohën që ishte duke ndërruar pelenën e së bijës njëvjeçare.

Aksidenti i tmerrshëm, ndodhi pasi djali gjeti një pistoletë gjysmë-automatike dhe me një gjuajtje të vetme goditi për vdekje 26-vjeçaren Christa Engles në kokë, në shtëpinë e saj në Tulsa, Oklahoma.

Nëna e saj dhe bashkëshorti jetojnë në shtëpi në Tulsa, por nuk ishin në shtëpi në atë kohë. Burri i Engles-it, një shofer kamioni i cili ishte në rrugë, arriti në shtëpi dje në mbrëmje, pasi kishte dëgjuar për të shtënat, dhe konfirmoi vdekjen e gruas së tij.

"Gjyshja erdhi në shtëpi dhe i gjeti dy fëmijët të mbuluar në gjak", tha një fqinj që kishte qenë i pranishëm, sipas Mirror.

Policia konfirmoi se djali kishte gjetur një pistoletë nën divan, dhe bëri thirrje që të bëhet më tepër kujdes për sigurinë në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat