Nëna denoncon në polici mjekët: Më ndërruan foshnjën

Kronikë e zezë

Nëna denoncon në polici mjekët: Më ndërruan foshnjën

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 14:12

Një nënë denoncoi ndërrimin e foshnjës së saj në maternitet. Ngjarja ka ndodhur më 16 nëntor në kryeqytet.
Policia e Tiranës nisi hetimet, pasi 20- vjeçarja M.Ç. bëri denoncimin. Sipas 20-vjeçares, pasi ajo lindi foshnjën, mjekët i kanë thënë se fëmija kishte lindur i vdekur.

Nëna e re nuk e ka pranuar këtë fakt dhe pas kësaj ajo akuzoi bluzat e bardha të maternitetit të Tiranës, se i kanë ndërruar foshnjën. Kallëzimin në polici e ka bërë vetë bashkëshorti i 20-vjeçares, Sh.Ç., i cili pretendoi gjatë dëshmisë së tij se, në maternitet pas lindjes së foshnjës, mjekët i kanë thënë se ka lindur e vdekur, duke ngritur dyshime tek familjarët se e kanë ndërruar atë.

Pas marrjes së denoncimit, trupi i pajetë i foshnjës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të përcaktuar ADN-në dhe shkakun e vdekjes. Ditën e djeshme policia përmes një njoftimi ka sqaruar se, në kuadër të denoncimit të SH. Ç., për veprën penale të “Ndërrimit të fëmijës”, kanë nisur hetimet në ngarkim të disa shtetasve.

Policia nuk jep detaje lidhur me emrat që janë përfshirë në këtë ngjarjes, për shkak të fazës në të cilën ndodhet hetimi. Ndërkohë që pritet të zbulohet e vërteta lidhur me vdekjen e foshnjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat