Rrahje mes shqiptarëve dhe serbëve në Novi Sad?

Kronikë e zezë

Rrahje mes shqiptarëve dhe serbëve në Novi Sad?

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 14:04

Dy grupe të rinjsh janë rrahur mes vete natën e kaluar në kryeqytetin e Vojvodinës Novi Sad, para një objekti, me emrin “Baroko”, njoftojnë mediat serbe.

Mediumi serb nuk jep të dhëna për përkatësinë kombëtare të pjesëmarrësve në rrahje, por nga emrat e tyre rezulton ata të kenë qenë shqiptarë në njërën dhe serbë në anën tjetër.

Sipas burimit të njëjtë, njëri grup ka qenë i përbërë nga Tezgan Demaçi (21), Arian Alijaj (21), Sedat Krasniqi (21) dhe Ladimet Krasniqi (19), ndërsa tjetri nga Sava Zhivanov (29), Darko Knezheviq (29), Marko Kovaçeviq (29), Dejan Novakoviq (31) dhe Nemanja Pjetloviq (26).

Lëndime të rënda ka marrë një pjesëtar i grupit serb, në formën e dorës së thyer, ndërsa pjesëmarrësit tjerë në rrahje kanë marrë lëndime të lehta. Rrahja ka ndodhur rreth orës 2.50.

Ndryshe, Novi Sadi është i njohur si vend ku shumë herë në të kaluarën janë sulmuar shqiptarët dhe janë djegur objektet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat