Arrestohet shqiptari që plagosi 15 grekë

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptari që plagosi 15 grekë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 13:35

Efektivët e policisë grke arritën të vënë në pranga autorin e plagosjes së 15 qytetarëve grekë. Shtetasi shqiptar Arben Baku ishte i shpallur në kërkim prej datës 22 nëntor, pasi hapi zjarr në një lokal nate në Athinë.
Agjencia greke “Kathimerini” raporton se shqiptari u arrestua mëngjesin e sotëm në një apartament në rrugë “Agia Lavra Goudi”. 31-vjeçari Baku mësohet se ishte fshehur në banesën e një mikut të tij në kryeqytetin e Greqisë.

Bëhet me dijeni se shtetasi shqiptar kishte punuar për ndërtimin e banesës, ku u zbulua përmes përgjimit të telefonit celular.

Policia helene ishte vënë në ndjekje prej 5 ditësh për Arben Bakun, i cili kreu një sulm me armë automatike në lokalin e natës.

Sipas medieve greke Baku është arrestuar disa vite më parë për grabitjen e shtëpisë së një deputetit të partisë Demokracia e Re.

Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2008, kur Baku së bashku me 2 persona të tjerë hynë gjatë natës në shtëpinë e deputetit Jani Janelis për të grabitur. I zoti i shtëpisë pasi dëgjoi zhurma u zgjua dhe grabitësit u larguan, por lanë pas një celular, i cili shërbeu për identifikimin e tyre.

Arben Baku u arrestua disa ditë më pas së bashku me 2 të tjerët, dhe u dënua me 7 vjet heqje lirie, nga të cilat kreu vetëm 3.5.

31-vjeçari ka qenë i akuzuar edhe për vepra të tjera penale. Ai është shpallur në kërkim prej tre ditësh, ndërsa policia helene dyshon se ai vijon të jetë ende në territorin grek.

Për akuzën e vjedhjes, Baku u arrestua dhe në janar të vitit 2009, pasi dyshohej si autori i grabitjes së 3 shtëpive në Mytilene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat