Nisin hetimet për fëmijën e ndërruar në maternitet

Kronikë e zezë

Nisin hetimet për fëmijën e ndërruar në maternitet

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 10:42

Policia e Tiranës tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin e një gruaje e cila pretendon se i kanë ndërruar fëmijën e sapolindur, duke i dhënë një të vdekur.
Gruaja në fjalë ka bërë denoncimin ndaj mjekëve, duke hedhur poshtë atë çfarë kanë thënë bluzat e bardha. Sipas denoncimit të gruas me inicialet M. Ç. mjekët i kanë ndërruar fëmijën, duke i dhënë një tjetër të vdekur.

Ata i kanë thënë se fëmija ka ndërruar jetë gjatë lindjes në maternitetin e Tiranës. Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet për pretendimet e gruas. Mësohet se foshnja e vdekur është dërguar në Institutin e Mjekësisë, për të përcaktuar ADN-në dhe shkakun e vdekjes së fëmijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat