Të akuzuarit për rrezikim të trafikut publik i zbutet dënimi

Kronikë e zezë

Të akuzuarit për rrezikim të trafikut publik i zbutet dënimi

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 10:40

Kolegji penal i Departamentit të Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit, aprovoi pjesshëm ankesën e mbrojtësit të akuzuarit S. Ferati, të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Podujevë me anë të një aktgjykimi, e kishte dënuar me 6 vjet burgim, si fajtor për veprën penale, rrezikim i trafikut publik.
Gjykata e Apelit, vendosi të ndryshoj vetëm vendimin mbi dënim, dhe të akuzuarit i shqiptoi 5 vjet burgim, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim nga data 26.09.2013.
Gjykata e shkallës së parë me rastin e caktimit të lartësisë se dënimit të akuzuarit Ferati, si rrethanë lehtësuese, ka vlerësuar faktin se i njëjti ka shprehur keqardhje , i ka kërkuar falje familjes se viktimave të aksidentit dhe se është prind i katër fëmijëve.
Ndërsa si rrethanë renduese, e ka vlerësuar peshën e rëndë të veprës penale, që ka rezultuar me dy vëllezër të vdekur , tre persona më lëndime të rënda dhe dy me lëndime të lehta trupore, tejkalimin e shpejtësisë, si dhe faktin që i njëjti ka qenë i dënuar më parë me gjobë.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, gjykata e shkallës së parë drejtë ka konstatuar rrethanat lehtësuese, por gabimisht elementet e veprës penale i ka konsideruar si rrethanë renduese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat