Vjedhja e energjisë, 13 pronarë biznesesh në kërkim

Kronikë e zezë

Vjedhja e energjisë, 13 pronarë biznesesh në kërkim

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 23:18

30 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 31 autorë, janë evidentuar sot, si rezultat i kontrolleve të kryera në terren nga grupe të përbashkëta të Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 12 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Janë ndaluar 2 persona punonjës të OSHEE me detyrë elektricist në qarkun Vlorë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 13 persona pronarë biznesesh të cilëve iu është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë në bizneset e tyre , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 4 autorë të tjerë.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 1.927 raste, si dhe janë ndërprerë 1.174 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 288 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat