Fotot tronditëse, infermierja "selfi" me kufomat e pacientëve , viktima të saj (Video)

Kronikë e zezë

Fotot tronditëse, infermierja "selfi" me kufomat e pacientëve , viktima të saj (Video)

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 21:57

Daniela Poggiali, infermierja nga Italia e cila u arrestua muajin e kaluar për vrasjen e 38 pacientëve, ka tronditur opinionin publik në mbarë botën me sjelljet e saj gjatë kryerjes së krimeve.
Në publik kanë rrjedhur disa fotografi, ku infermierja shihet pranë viktimave të saj, të cilët, siç thotë ajo, i ka mbytur për “qejfi” duke përdorur potasium.

Viktimat e saja të përzgjedhura ishin të “mërzitshmit” që donte t’i “mbushte mend”.

Dyshohet se numri i viktimave është më i madh, sepse kaliumi, të cilin e ka përdorur Daniela, largohet nga trupi i njeriut pas vetëm 48 orësh, me ç’rast është shumë e vështirë që të zbulohet.

Në fotot tronditëse që kanë dalë në publik, mund të shihet se si Daniela buzëqesh pranë kufomave të saja, gjersa bën “selfie” me gishtin lartë.

Disa nga fotografitë i ka bërë një kolege e saj, nën pretekstin se ishte e detyruar pasi kishte frikë nga reagimi i Danielës nëse refuzon një gjë të tillë.

Në fjalën e saj në gjykatë, Poggiali tha se pacientët ishin ende gjallë kur janë bërë fotografitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat