E tmerrshme në Mirditë, masakrohen me motosharrë në sherr për pronën

Kronikë e zezë

E tmerrshme në Mirditë, masakrohen me motosharrë në sherr për pronën

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 18:53

Mënyra të tmerrshme për t’u përfshirë në sherre të përgjakshme. Një e tillë ka ndodhur pak minuta më parë në Mirditë, ku në konflikt e sipër për pronën janë përdorur motosharrat duke plagosur rëndë në qafë një person. Ngjarja ka ndodhur sot në ora 17.40, kur ka nisur një konflikt midis tre shtetasve në fshatin Domgjon, komuna Fan Mirditë. Nga policia konfirmohet se shtetasi Pashk Përndoca, rreth 40 vjeç së bashku me djalin e tij Ndue Përndoca për motive pronësie janë konfliktuar me shtetasin Pashk Bajraktari, 48 vjeç. Si rezultat Pashk Përndoca ka goditur Pashk Bajraktari me një levë duke e plagosur. Ndërsa kundërpërgjigjja nga Pashk Bajraktari ka qenë dhe më e rëndë, ai ka rrëmbyer një motorrsharrë dhe me të ka masakruar në qafë shtetasin Pashk Përndoca. Si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy shtetasit, ku Pashk Përndoca është dëmtuar rëndë dhe është nisur drejt spitalit Ushtarak të Tiranës. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat