Akuzohen për trafik droge, tre persona në pranga

Kronikë e zezë

Akuzohen për trafik droge, tre persona në pranga

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 18:47

Tre persona të cilët akuzohen për trafik lëndësh narkotike, janë arrestuar sot nga Strukturat Kundër Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Korçë.

Në sajë të operacionit "Mitropolia” në lagjen Nr. 3 të Korçës, u bë e mundur kapja e 49 dozave me peshë 12.4 gram, të dyshuara si heroinë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasve.

Thimaq Mita, 22 vjeç, Vasjan Naum, 23 vjeç dhe Ergys Goskova, 19 vjeç, ranë në pranga, ndërkohë që një bashkëpunëtor me inicialet O.P., është shpallur në kërkim.

Gjithashtu në lokalin që kishin në përdorim katër personat e akuzuar për trafik droge, u konstatua dhe lidhje të paligjshme për vjedhjen e energjisë elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat