Terrorizonte kalimtarët me drapër, arrestohet 38-vjeçari

Kronikë e zezë

Terrorizonte kalimtarët me drapër, arrestohet 38-vjeçari

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 15:39

Një 38-vjeçar është arrestuar sot nga forcat e njësisë speciale të policisë së kryeqytetit, pasi kishte dalë në rrugë me një drapër në dorë, duke terrorizuar banorët e zonës.

Flori Sada, 38 vjeç, është arrestuar menjëherë nga forcat “Shqiponja”, pas njoftimit të këtyre të fundit, nga banorët përballë shkollës “Harry Fultz”.

Nën etiketimin e një personi të rrezikshëm, ai u shoqërua nga policia për të zbardhur më tej rrethanat që e shtynë 38-vjeçarin të ndërmarrë këtë veprim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat