Grushtohen në “Shatërvan”

Kronikë e zezë

Grushtohen në “Shatërvan”

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 14:48

Një rrahje në mes të dy personave ka ndodhur në sheshin Shatërvan të Prizrenit.Policia e Kosovës njofton se deri të rrahja ka ardhur, për shkak të mosmarrëveshjes që dy personat kanë pasur mes vete.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar”, njofton Policia e Kosovës.
“Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat