Shqiptarët trafik droge me ultrasin e Juventusit

Kronikë e zezë

Shqiptarët trafik droge me ultrasin e Juventusit

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 09:08

Një grup që merrej me trafikimin ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Italia është kapur nga policia në Torino. Policia italiane ka bërë 22 arrestime.

Grupi merrej me trafikimin e heroinës, kokainës, hashashit dhe marijuanës. Ata kryenin transportin e drogës duke e fshehur poshtë makinës duke përdorur dy mbulesa të fundme.

Makinat niseshin nga ishulli i Siciliës dhe transportonin drogën në Piedmont. Të arrestuarit janë banues në Agrigento, Palermo dhe Torino.

Policia italiane do të publikojë detaje të operacionit në një konferencë për shtyp rreth orës 11:00, ndërsa është zbuluar se mes të arrestuarve janë vëllezërit Andrea dhe Alessandro Puntorno. I pari njihet si ultras i Juventusit dhe që është lideri historik i grupit të tifozëve “Quei bravi ragazzi”.

Alessandro është arrestuar dhe më parë. Më 3 nëntor ai u lirua 255 para se të përfundonte dënimin me 6 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat