Goditi mësuesin me dru, arrestohet 17-vjeçari

Kronikë e zezë

Goditi mësuesin me dru, arrestohet 17-vjeçari

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 23:34

Një nxënës 17-vjeçar është arrestuar sot nga polica e qytetit të Lezhës, pasi kishte qëlluar mësuesin e tij me mjete të forta.

E. Gj., u arrestua në flagrancë në shkollën e mesme “Kolin Gjoka”, pasi kishte qëlluar me shkop në kokë mësuesin e tij. Nga burimet e policisë mësohet se 17-vjeçari kishte patur një konflikt me mësuesin e kimisë, para se ta qëllonte atë.

Mësuesi ka marrë dëmtime në ballë. Ai është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe pas kësaj është larguar në banesë jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat