Kultivonin kanabis në disko, pranga 2 shqiptarëve

Kronikë e zezë

Kultivonin kanabis në disko, pranga 2 shqiptarëve

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 20:15

Britani e Madhe- Dy shqiptarë, shpërndarës dhe kultivues droge u arrestuan në fshatin Porth, pasi e kishin kthyer një disko në një fabrikë gjigante droge, ku kishin kultivuar një sasi të madhe kanabisi me vlerë 1 milion paund.

Adriatik Carja, 24 vjeç, dhe Astrit Caka 26 vjeç, kishin mbjellë më shumë se 1800 bimë kanabis në pistën e vallëzimit të diskos. Por kjo disko që ishte trekatëshe, ishte konvertuar në një “fermë ët vërtetë”, tre muaj pas mbylljes së saj.

Autoritetet britanike deklaruan se, kati i parë përdorej për të rritur bimët e reja në vazo. Dy katet e tjera përdoreshin për bimët në fazat më të vona të rritjes. Bimët narkotike të zbuluara në katin e fundit ishin të gatshme për t’u mbledhur dhe për t’u shitur.

Emigrantët shqiptarë Carja dhe Caka u gjetën duke jetuar në një "banesë të rehatshme" me shtretër, objekte për gatim dhe një frigorifer të mbushur me birra. Provat treguan se ata gjithashtu rrisnin pula.

Dyshja kishte udhëtuar 1700 milje nga Shqipëria për të punuar në “fabrikën e drogës”, ku po rritej 100 kg kanabis. Ata kishin shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, duke u fshehur në një kamion.

Carja dhe Caka pranuan se ata e kishin kultivuar kanabisin, por thanë se ata po e mbanin “fabrikën e drogës” kundër vullnetit të tyre. Carja dhe Caka do të përballen me dëbimin me burg, ndërsa droga dhe pajisjet janë urdhëruar që të konfiskohen dhe shkatërrohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat