Helmohen 15 nxënës në një Fast-Food

Kronikë e zezë

Helmohen 15 nxënës në një Fast-Food

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 19:25

15 nxënës nga rrethet janë helmuar në një lokal të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar, në një nga Fast-Food-et e ndodhur në rrugën e Kavajës.

Nxënësit kishin ardhur në Tiranë për një aktivitet, nga qytete të ndryshme të vendit. Konsumimi ushqimit në ambientet e këtij biznesi, ka bërë që nxënësit të mos ndiheshin mirë. Ata u dërguan menjëherë në QSUT, në Spitalin e Pediatrisë, ku kanë marrë edhe serum.

Sipas burimeve të spitalit, nxënësit u larguan nga ambietet e tij pas marrjes së mjekimit dhe ndodhen janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik po analizon për shkakun e vërtet të helmimit të nxënësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat