Ekstradohet nga Italia shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

Kronikë e zezë

Ekstradohet nga Italia shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 17:25

Një 49-vjeçar shqiptar është ekstraduar sot nga Italia drejt vendit tonë. Gerd Gjinarari, banues në Tiranë dhe i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm, u ekstradua nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Ky shtetas në vitin 1997 në Milano të Italisë, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin shqiptar N. Z., duke konsumuar veprën penale të “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”.

Transferimi i këtij shtetasi u bë pas njohjes nga ana e Ministrisë së Drejtësisë të vendimit penal italian. Pas dorëzimit tek përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, 40-vjeçari do të vuajë dënimin në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat