Vetëvritet balerina e TV Klan, shkak dyshohet depresioni

Kronikë e zezë

Vetëvritet balerina e TV Klan, shkak dyshohet depresioni

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 11:55

Një vajzë e re e moshës 21 vjeçare i ka dhënë fund jetës në kryeqytet, në rrethana ende të paqarta. Vajza, është vetëvrarë duke u qëlluar me një plumb pistolete në bark, gjë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë i së resë, Megi Yzeiri, u gjet në banesën e saj pranë “Shkollës së Baletit” nga të afërmit. Megi Yzeiri studionte në vitin e tretë për koreografi. Ajo ka qenë një nga balerinat në betejën koreografike të zhvilluar tek “E Diela Shqiptare” në televizionin Klan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat