Policia vret 12-vjeçarin që mbante pistoletë lodër

Kronikë e zezë

Policia vret 12-vjeçarin që mbante pistoletë lodër

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 11:00

Policia ka qëlluar për vdekje një 12-vjeçar që po luante më një pistoletë lodër në një park. Tamir Rice, ndërroi jetë në spital dje pasi u qëlluar dy herë në Cleveland, Ohio, të shtunën.

Një qytetar i telefonoi policisë duke i thënë se njerëzit ishin të trembur pasi dikush po luante me pistoletë në park.

Zyrtarët kanë publikuar telefonatën ku qytetar dëgjohet duke thënë: “Është një djalë me pistoletë... ndoshta është false, por ai ia drejton të gjithëve. Nuk e di nëse është e vërtetë apo jo”.

Marrësi i telefonatës në numrin e policisë 911, pyeti dy herë nëse djali ishte me ngjyrë apo i bardhë para se të dërgonte oficerët në vendngjarje.

Kur policia mbërriti në park, ata i bënë thirrje Tamirit që të ngrinte duart lart, por në momentin që ai zgjati dorën në bres për të nxjerr pistoletën, një polic qëlloi dy herë. Ka dyshime që djali nuk ia ka drejtuar pistoletën dhe nuk ka bërë kërcënime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat