Masakra në lokalin në Athinë, Mediat: Policia dyshon se autori është shqiptar (Video)

Kronikë e zezë

Masakra në lokalin në Athinë, Mediat: Policia dyshon se autori është shqiptar (Video)

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 13:14

Polica greke ka në duar një video, ku është filmuar personi i armatosur, i cili të shtunën në të gdhirë shkaktoi masakër në një lokal nate në Athinë, duke plagosur 15 persona. Sipas informacioneve të mediave greke, por jo të konfirmuara zyrtarisht nga policia, besohet se agresori është një shtetas shqiptar, dhe është filmuar teksa largohet me Kallashnikov në duar, disa sekonda pasi ka qëlluar mbi 15 persona të pafajshëm.

Nisur nga videoja, policia ka siguruar foto të autorit të krimit dhe thotë se arrestimi i tij është vetëm çështje kohe. Policia beson se agresori është anëtar i një organizate të rrezikshme kriminale, që është përfshirë në trafik droge dhe prostitucion. Sipas burimeve policore, shqiptari duket të jetë i njëjti person i cili hapi zjarr në një kafene më 6 nëntor dhe ka vrarë një shqiptar tjetër 44 vjeçar. Dëshmitarët tregojnë se dje në mëngjes personi i armatosur kishte qenë duke pirë në lokal. Pasi doli, u rikthye i armatosur duke thënë: “Sonte do të ketë gjak, do të vdisni të gjithë” dhe nisi të qëllojë pa dallim kundër klientëve dhe punonjësve të lokalit. Në lokal zotëroi paniku, ndërsa agresori doli dhe u largua me një taksi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat