Aksident me 2 të vdekur, 2 të plagosur në rrugën e Komanit

Kronikë e zezë

Aksident me 2 të vdekur, 2 të plagosur në rrugën e Komanit

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 10:30

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vau i Dejës-Koman, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 2 të rinj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Karmë, ndërsa viktimat dyshohet se janë punonjësit e HEC-it.

Ndërkaq sipas policisë së Shkodrës, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë nisur drejt spitalit më të afërt.

Viktimat janë identifikuar me inicialet E.D, 23 vjeç dhe A.K, 32 vjeç. Mësohet se makina tip foristradë me të cilët udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë në një vend të thyer.

“Deri në këtë moment na rezulton se mjeti tip fuoristradë me targa TR 8145 P ka dalë jashtë rruge dhe si pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit E.D, vjec 23, A.K, vjec 32 si dhe janë plagosur shtetasit A.B dhe E.K” thuhet në njoftimin e policisë.

Ne vendngjarje është grupi hetimor të cilët do të kryejnë hetimet përkatëse mbi aksidentin. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë humbur kontrollin për shkak edhe të ngricës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat