Masakrohet në fytyrë dhe trup një grua në Lezhë, arrestohet i shoqi

Kronikë e zezë

Masakrohet në fytyrë dhe trup një grua në Lezhë, arrestohet i shoqi

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 08:40

Një grua 45 vjeçare në Lezhë është dëmtuar seriozisht në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit pasi është dhunuar nga bashkëshorti i saj. Policia e Lezhës ka ndërhyrë duke kryer arrestimin e të shoqit, Lekë Marku, informon noa.al.
“Arrestimi i shtetasit Lekë Marku, 50 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, u bë pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen F.Marku, duke e goditur me grushte dhe shuplaka e për pasojë i ka shkaktuar dëmtime të dukshme në fytyrë e trup”, - saktësoi policia lokale. Ajo tha se materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Dhunës në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat