E tmerrshme: 13-vjeçarja u detyrua të bënte seks me 50 meshkuj!

Kronikë e zezë

E tmerrshme: 13-vjeçarja u detyrua të bënte seks me 50 meshkuj!

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 17:46

Vajza e paidentifikuar 13-vjeçare, të cilin policia e arrestoi për largim nga shtëpia, pohoi se ka kryer marrëdhënie seksuale me më shumë se 50 meshkuj.
Britania këtë vit u ballafaqua me abuzime seksuale të vajzave të reja, nga grupe të organizuara të emigrantëve nga Azia.

Rotherham dhe Rochdale janë vetëm disa nga qytetet ku u zbuluan bandat që për vite kanë shfrytëzuar vajzat e reja.

Pas zbulimit të këtij krimi, publiku anglez është bërë shumë më i ndjeshëm ndaj problemeve të të rinjve që po largohen nga shtëpitë e tyre dhe po shfrytëzohen. Deklarata e 13-vjeçares përsëri ka ngjallë dyshime për grupe të tilla keqbërësish.

Detektivi, i cili udhëheq hetimet rreth 13-vjeçares, në një moment e pyeti nëse ka puthur ndonjë person të veçantë, përkatësisht a e ka përjetuar puthjen parë në jetë? Ajo përgjigjet negativisht! Ajo u tha policëve se nuk dëshiron të kthehet në shtëpi, duke thënë: “A do të shkonit në shtëpi, ku do t’ju pret një nënë e cila menjëherë do të fillojë të ju merr në pyetje dhe do t’ju rrah”?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat