Lushnje, merrnin ryshfet, në pranga drejtoresha e Arsimit me djalin

Kronikë e zezë

Lushnje, merrnin ryshfet, në pranga drejtoresha e Arsimit me djalin

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 15:50

Drejtoresha e Arsimit në Lushnje, Liza Tabaku ka rënë në pranga, së bashku me djalin e saj Xhanluka Tabaku, pasi akuzohen për korrupsion. Për të njëjtën akuzë, u arrestua edhe mësuesi i fizkulturës Rigels Zenelaj, që jepte mësim në Komunën Allkaj.

Sektori i Krimit Ekonomik pas operacionit të koduar “Mësuesi”, bëri të mundur arrestimin e tre shtetasve, me akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv në funksione shtetërore.

Drejtoreshës së Arsimit iu gjend një sasi parash në momentin e arrestimit. Ndërkohë që policia vijon hetimet lidhur me ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat