Sherr në burgun e Patrës, plagosen rëndë dy shqiptarë

Kronikë e zezë

Sherr në burgun e Patrës, plagosen rëndë dy shqiptarë

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 15:47

Dy persona janë plagosur në burgun "Agios Stefanos" të Patrës.

Mësohet se të burgosurit janë shtetas shqiptarë, të moshës 34 dhe 36 vjeç. Ata janë sulmuar me mjete të forta nga një apo më shumë persona.

Dy të plagosurit u dërguan në spitalin "Agios Andreas", ku iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale. 34-vjeçari vuante dënimin për çështje që lidhen me drogën, ndërsa 36-vjeçari për vrasje.

Agjentë të sigurisë publike të Patër ndodhen në burgun ku ndodhi përleshja dhe po kryejnë hetimet përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat