Në aksident vdes pasagjeri

Kronikë e zezë

Në aksident vdes pasagjeri

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 14:10

Në fshatin Baks të Skenderaj ka ndodhur një aksident trafiku ne te cilën është i përfshirë një automjet VW Golf II me targa 02-447-BF qe drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar.
Aksidenti, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës nga ana e drejtuesit te automjetit i cili e humb kontrollin , del jashtë rrugës dhe e godet një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe viktima mashkull K-Shqiptar pasagjer. Nga lëndimet e marra ne vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë viktima, ndërsa i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar . Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar ne IML për obduksion.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat