Flet motra e vajzës që u dogj në kamion në Francë

Kronikë e zezë

Flet motra e vajzës që u dogj në kamion në Francë

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 11:49

Dy herë iu refuzua viza për në Britani, ndaj zgjodhi të bashkohej me të fejuarin e saj në këtë mënyrë të paligjshme.
Është Blerta, motra e Erinda Kaçorrit, 25-vjeçares nga Rrësheni që humbi jetën tragjikisht në një kamion që morri flakë në përjekje për të kaluar ilegalisht nga Franca për në Britani. Në një intervistë dhënë për A1Report Erinda (ne foton lart) ishte nisur një javë më parë drejt Belgjikës, me synim mbërritjen në Angli tek i fejuari i saj. Motra thotë se lajmin për ngjarjen tragjike e kanë marrë nga i fejuari në Angli.

“Nga Shqipëria është nisur të premten, një javë më parë, në orën 09:00 të mëngjesit. Ka ndenjur në Belgjikë dhe ka pasur për t’u nisur parmbrëmë, të mërkurën në darkë. Që atëherë ne s’kemi asnjë kontakt.

Është nisur me një kushëri të të fejuarit të saj. Janë që të dy bashkë. Kemi marrë vesh që është djegur kamioni, nuk kemi as edhe një kontakt. Sa më shpejt të bëhet verifikimi i trupave, se nuk dimë asgjë" - tha e motra e Erinda Kaçorrit.

Familjarët e Erinda Kaçorrit apelojnë instancat shtetërore të ndërhyjnë në shtetin francez, për të mundësuar identifikimin e trupave të pajetë, që u gjetën të djegur në kamion. Gjithashtu ato i bëjnë thirrje shtetit t’i ndihmojë me procedurat doganore, teksa ende shpresojnë që të ketë ndonjë ngatërresë.

Mediet franceze nuk kanë publikuar ende identitetin e dy viktimave, ndërkohë që pritet të dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar edhe shkaqet e kësaj tragjedie, shkruan lapsi.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat