“Sonte do të derdhet gjak, do të vdesin të gjithë”

Kronikë e zezë

“Sonte do të derdhet gjak, do të vdesin të gjithë”

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 11:41

Një ngjarje ende e paqartë ka ndodhur në një nga lokalet e natës në kryeqytetin helen. Njëmbëdhjetë persona u plagosën, pas një sulmi me armë zjarri kallashnikov nga një persona ende i paidentifikuar.

Sipas policisë greke, autori i ngjarjes qëlloi tre herë me breshëri ndaj turmës së klientëve. Ndërsa nga dëshmitarët mësohet se pas të shtënave, autori ka thirrur, “sonte do të derdhet gjak, do të vdesin të gjithë”.

Ngjara ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm në një lokal nate, në zonën e Makrolimano. Pas sulmit, tre prej 11 personave të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Pas sulmit, autori u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim nga ana e policisë greke. Kjo e fundit ende nuk di arsyet e sulmit nga ana e agresorit, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe arrestimin e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat