Dogji dokumentet, në pranga kreu i Shoqatës së Jetimëve

Kronikë e zezë

Dogji dokumentet, në pranga kreu i Shoqatës së Jetimëve

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 08:52

Arrestohet kryetari i Shoqatës së Jetimëve, Ndoc Lulaj, pasi dyshohet se dogji qëllimisht zyrën e jetimëve.

Sipas policisë 62-vjeçari Ndoc Lulaj, i vendosi dje zjarrin zyrës së Shoqatës së Jetimëve, duke djegur dokumentacionin e inventarit dhe disa pako me ndihma.

“Më datë 21 nëntor 2014, filloi procedimi penal ndaj shtetasit Ndoc Lulaj, 62 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, me detyrë kryetar i Shoqatës së Jetimëve Lezhë. Lulaj dyshohet të jetë autor i djegies së Zyrës së Jetimëve në orën 13.00, e cila ndodhet në katin e katërt të një pallati katër katësh, në lagjen “Beslidhja” Lezhë, ku janë djegur dokumentacioni i inventarit dhe disa pako me ndihma. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”, neni 151 i Kodit Penal”, deklarohet në njoftimin e Policisë së Lezhës.

Ditën e djeshme u raportua se zyra e Shoqatës së Jetimëve u përfshi nga flakët rreth mesditës, por nuk pati të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat