Përplasen dy automjete në Vlorë, vdes në spital financierja e portit, plagoset nëndrejtoresha

Kronikë e zezë

Përplasen dy automjete në Vlorë, vdes në spital financierja e portit, plagoset nëndrejtoresha

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 00:18

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 50-vjeçareje dhe plagosjen e një tjetër shtetaseje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Gazetari Enrik Mehmeti raporton se dy automjete u përfshinë në aksident, ndërsa përplasja e fortë ka bërë që të plagosen dy gra, njëra prej të cilave ndërroi jetë rrugës për në spital. Mësohet se viktima është shefja e financës së Portit të Vlorës, Rajmonda H., ndërsa e plagosur ka mbetur nëndrejtoresha e Portit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë”, ku automjeti tip “Peugot”, me targa AA 887 JN është përplasur me automjetin tip “BMW”, me targa AA 048 HC. Si pasojë e goditjes, kanë mbetur të plagosura dy gratë që udhëtonin me automjetin “Peugot”, njëra si pasagjere dhe tjetra si shofere.

"Vlorë, rreth orës 17:14 në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është marrë njoftim se në lagjen "Uji i Ftohtë" ka ndodhur aksident rrugor. Nga veprimet procedurale ka rezultuar se në aksident janë përfshirë automjetet BMË me targa AA048HC, dhe automjeti tip Peugeot me targa AA887JN. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasja R. H., rreth 50 vjece, si dhe është dëmtuar shtetasja J. H., rreth 35 vjece. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit tip BMË Klodian Baftjar Llanaj, si i dyshuar për "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor",thuhet në njoftimin e policisë.

Qytetarë të Vlorës, policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por megjithëse njëra prej të plagosurave është transportuar për në spital, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat