Akuzohej për vrasjen e gruas, del i pafajshëm

Kronikë e zezë

Akuzohej për vrasjen e gruas, del i pafajshëm

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 18:31

Gjykata Themelore në Gjilan ka liruar nga akuzat për veprën penale “vrasje”, Nevzat Morinën nga Topanica e Kamenicës. Morina dyshohej se në maj të vitit 2013, kishte mbytur në mënyrë të dhunshme bashkëshorten e tij A.S.
Viktima A.S. e lindur më 1985 nga Topanica e Kamenicës, kishte vdekur më 4 maj 2013, por pasi është kryer obduksioni kanë lindur dyshimet se fjala bëhej për vdekje të dhunshme. Nga të gjitha këto elemente dhe prova ishte arrestuar bashkëshorti i saj, Nevzat Morina.

Trupi gjykues të premten ka marrë për bazë ekspertizën e ka liruar nga akuzat Nevzat Morinën si të pafajshëm.

Ekspertiza ka konstatuar se viktima A.S. kishte përdorur një ilaç dhe i kishte humbur vetëdija. Për pasojë ishte rrëzuar dhe ishte dërguar si rast i rëndë dhe me komplikime të mëdha në qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë e më pastaj edhe në Emergjencën e Spitalit në Gjilan, për tu transferuar pastaj në QKUK.

Avokatët mbrojtës, Shemsedin Pira dhe Kadri Sylaj, thanë se ky rast është ndjekur me interesim të madh nga të gjitha palët dhe përfundimi megjithatë doli real, sepse ishin provat dhe ekspertiza ajo që konstatoi pafajësinë e klientit. /rajonipress

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat