Aksioni në Lazarat, në pranga 2 persona të shpallur në kërkim

Kronikë e zezë

Aksioni në Lazarat, në pranga 2 persona të shpallur në kërkim

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 16:49

Arrestohen dy persona nga fshati Lazarat të shpallur në kërkim. Kapja e tyre u bë e mundur nga aksioni i strukturave të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër.

Erjon Gjini, 33 vjeç dhe Çelo Buci, 64 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat, përfunduan në pranga nga efektivët e policisë.
Shtetasi Erjon Gjini ishte shpallur në kërkim prej datës 27 qershor të këtij viti, ku në kuadër të operacionit antikanabis, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij iu gjet një armë zjarri, municione luftarake, si dhe 732 kg kanabis sativa.

Ndërsa shtetasi i dytë i arrestuar Çelo Buci, ishte shpallur në kërkim prej 24 qershorit, pasi gjatë operacionit antikanabis të kryer në fshatin Lazarat, pas kontrollit në banesën e tij iu gjet një armë zjarri dhe municione luftarake.

Policia i ka kaluar materialet Prokurorisë së Tiranës për dy shtetasi, ku akuzohen për “Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, ndërsa Erjon Gjini akuzohet edhe për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat