Përfshihet në flakë kati i katërt i një banese

Kronikë e zezë

Përfshihet në flakë kati i katërt i një banese

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 15:28

Një banesë në katin e katërt në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët. Nga të dhënat paraprake raportohet se nuk ka persona të lënduar.

Nga burime në vendngjarje, mësohet se në flakë është përfshirë zyra e Shoqatës së Jetimëve, ndërkohë që kjo pritet të konfirmohet.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve, ndërkohë policia ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të plota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat