‘Lajmërim apo kallëzimi i rremë’

Kronikë e zezë

‘Lajmërim apo kallëzimi i rremë’

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 14:42

Më datë 12.11.2014 rreth orës 22:30, tani i dyshuari i rastit, shtetasi shqiptar i Kosovës S.B.(1978) e kishte raportuar rastin e ‘Vjedhjes së Rënde’ .

Sipas tani te dyshuarit ,bashkëshortja e tij e nacional.boshnjak të Kosovës, A. S. , në kohën kur tani i dyshuari nuk kishte qenë në shtëpi, ajo ishte larguar nga shtëpia e revoltuar nga sjelljet e të dyshuarit dhe me vete kishte marr 17.000 €uro para kesh të cilat i përkisnin të dyshuarit .

Pas raportimit të rastit, njësiti i hetimeve pran Stacionit policor në Pejë është angazhuar intenzivishtë për të zbardhur në detaje ketë rast .Pas punës intensive hetimore ,tani i dyshuari S. B. e ka pranuar se deklarimi i tij me shkrim bërë për rastin e mëhershëm ishte krejtësisht i pa vërtet. Sipas tij ai ishte shtyrë ta bënte ketë në përpjekje për t’i bërë presion gruas së tij për të mos e braktisur atë .

Rasti ju ka prezantuar prokurorit të shtetit ,dhe i njëjti ka kërkuar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzimi penal për veprën penale ‘Lajmërim apo kallëzimi i rremë’.Rasti do të procedohet nga Njësiti hetimor pran Stacionit policor Pejë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat