30 të burgosur në Burgun e Koridhalosit morën peng dhe izoluan 3 gardianë

Kronikë e zezë

30 të burgosur në Burgun e Koridhalosit morën peng dhe izoluan 3 gardianë

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 11:55

30 të burgosur të burgut të Koridhalosit mbajtën peng 3 gardianë dhe u ngujuan në spitalin e burgut për disa orë. Ngjarja ndodhi pasi rojet e burgut identifikuan një grua gjoergjiane që tentoi të fuste drogë në ambientet e burgut. Pas kësaj, të burgosurit, pjesa e konsiderueshme e të cilëve nga Gjeorgjia, morën dhe mbajtën peng 3 gardianët, derisa njësitë speciale ndërhynë në vendin e ngjarjes. Të burgosurit arritën të neutralizoheshin dhe iu dha fund pengmarrjes. Duke cituar burime të brendshme nga ky burg, mësojmë se në orët e kaosit, mbeti në tentativë edhe një arratisje masive. Por situata në burgun e Koridhalosit, aktualsiht raportohet e qetë.
Ngjarja e sotme ndodhi vetëm pak orë pas plagosjes së dy të burgosurve shqiptarë në burgun Agios Stefanos të Patras. Sipas informacioneve, për arsye që ende po hetohen, dy të burgosur me shtetësi shqiptare, të moshës 34 dh 36 vjeç, janë sulmuar me mjete të forta nga një apo më shumë persona. Në vazhdim, dy të plagosurit u dërguan në spitalin Agios Andreas, ku iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale dhe po kurohen.
Agjentë të sigurisë publike të Patras ndodhen në burgun ku ndodhi përleshja dhe po kryejnë hetimet përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat