7 partnerë të vdekur, arrestohet “vejusha e zezë”

Kronikë e zezë

7 partnerë të vdekur, arrestohet “vejusha e zezë”

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 08:58

Chisako Kakehi, 67 vjeç, ka përfituar 4.3 milionë paund, nga sigurimet e marra pas vdekjes së partnerit të shtatë të saj, dhe mjaft prona. Ajo njihet tashme si “vejusha e zezë” japoneze.

67-vjeçarja akuzohet se ka helmuar bashkëshortin e saj të fundit, 75-vjeçarin Isao Kakehi, në gjakun e të cilit janë gjetur doza vdekjeprurëse të cianurit.

Vrasja e mundshme, daton në dhjetor 2013, më pak se dy muaj nga martesa mes tyre. Kakehi ishte partneri i shtatë i saj, që ka vdekur në mënyrë misterioze. Katër bashkëshortë dhe tre të fejuar, ka pasur gruaja. Është ky bilanci i viktimave të mundshme të “Vejushës së zezë” japoneze.

Autopsia e bërë në kufomën e burrit të saj të fundit, nuk zbuloi djegie në fyt apo ezofag, rrethanë që i ka bërë hetuesit të dyshojnë se helmi që ka shkaktuar vdekjen, është hedhur në ushqim.

“Nuk jam një vrasëse. Nëse dyshohet tek unë, parapëlqej ta kafshoj vetë gjuhën dhe të vdes. Jam e dënuar nga fati që po pësoj vdekjen e personave që më rrethojnë”, ka thënë për gazetarët 67-vjeçarja.

Bashkëshorti i parë i “Vejushës së zezë”, vdiq në vitin 1994, në moshën 54-vjeçare. Në 2006-ën vdiq burri i dytë, viktimë e një krize kardiake në moshën 69-vjeçare dhe në 2008 ndërroi jetë edhe i treti. Vetëm një vit më pas, vdiq një tjetër partner i saj, me sa duket i prekur nga ndonjë formë tumori. Në 2012-ën, i pesti humbi jetën pasi u rrëzua nga një motor.

Sipas mediave, edhe në këtë rast i është gjetur cianur në trup. Vdekja e radhës daton në shtatorin e shkuar, kur i fejuari 65-vjeçar, vdiq pasi çifti kishte darkuar në një restorant.

Nëse vërtetohen akuzat, atëherë ajo do të bëhet shembulli më i fundit në Japoni për një "vejushë të zezë", të quajtur merimanga femër që gllabëron partnerin e saj pas çiftëzimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat