Arrestohet pasi i shkatërron makinën bashkëfshatarit

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi i shkatërron makinën bashkëfshatarit

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 18:34

Policia e Vlorës ka arrestuar sot një person të shpallur në kërkim prej muaj për prishjen e makinës së një qytetari nga qyteti bregdetar.

Policia ka vënë në pranga mesditën e sotme shtetasin Aleksandër Osmen Bajaj, 55 vjeç, banues në fshatin Kuç të rrethit Vlorë.

Më datë 29 korrik të këtij viti, Bajaj pas një konflikti me shtetasin Fatmir Bajaj, po nga i njëjti fshat, i ka shkatërruar këtij të fundit automjetin tip “Mitsubishi” me targë VL 0789 D.

55-vjeçari akuzohet për prishjen e pronës së tjetrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat