Greqi, 20 kg heroinë në autobusin me futbollistë të Durrësit. Në pranga 2 shqiptarë

Kronikë e zezë

Greqi, 20 kg heroinë në autobusin me futbollistë të Durrësit. Në pranga 2 shqiptarë

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 18:13

Më shumë se 20 kilogramë heroinë është sekuestruar sot në një autobus që vinte nga Stambolli në doganën greke të pikës kufitare të Kapshticës.

Policia greke bën me dije se janë kapur 20 kilogramë e 659 gramë të llojit heroinë të fshehur në depozitën e kondicionerit të autobusit, që sipas mediave greke, transportonte futbollistë të skuadrës së Durrësit. Këta të fundit, niseshin nga kryeqyteti turk drejt Shqipërisë pas një veprimtarie sportive.

Po sipas mediave greke, autobusi do të vijonte rrugën për të ndaluar më pas në Tiranë. Dy drejtuesit e mjetit, njëri 41 dhe tjetri 43 vjeç, janë arrestuar menjëherë pas gjetjes së lëndës narkotike. Për momentin emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por shtypi grek raporton se heroina është pikasur nga qeni i policisë kufitare.

Policia greke dyshon se drejtuesit e mjetit kanë bashkëpunuar me persona të tjerë, që mund të jenë pjesë e një rrjeti të mirë organizuar të trafikut të lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat