Arrestohet i dyshuari për terrorizëm

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për terrorizëm

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 15:37

Drejtoria Kundër Terrorizmit sot në orët e para të mëngjesit ka arrestuar një person lidhur me veprën penale ‘organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist’. Kjo bëhet e ditur nga një komunikatë për media e dërguar nga Policia e Kosovës.

I njëjti ka qenë në kërkim që nga 11 gushti i këtij viti dhe ësahtë arrestuar sot në një operacion policor në Prishtinë.

Lexoni më poshtë komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës:

Sot me datën 20.11.2014, rreth orës 09:00, Drejtoria Kundër Terrorizmit në koordinim me Drejtorinë Rajonale të Prishtinës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka realizuar një operacion policor në qytetin e Prishtinë.

Operacioni policor është realizuar nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale ‘organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist’.

Lidhur me këtë rast është arrestuar personi i dyshuar:

* B. B. i lindur me 1985 m/sh/k

I dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale sipas nenit 143 të kodit Penal të Kosovës, i cili ka qenë në kërkim nga policia nga 11 gushti i vitit 2014 dhe ka qëndruar në arrati deri më tani.

Të gjitha veprimet policore për këtë rast janë kryer nën autorizimin e Prokurorisë Themelore, kurse të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat