77 vjet burg për 7 anëtarët e rrjetit shqiptar të drogës

Kronikë e zezë

77 vjet burg për 7 anëtarët e rrjetit shqiptar të drogës

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 14:46

Shtatë shtetas shqiptarë anëtarë të një rrjeti të trafikimit të drogës dhe importimit të saj në Britaninë e Madhe, u dënuan me 77 vjet burg. Shqiptarët ishin përgjegjës për shitjen në Britaninë e Madhe të kokainës dhe heroinës, me një vlerë prej dhjetëra milionë paund.

Tetë prej bashkëpunëtorëve të tyre janë dënuar më parë me 80 vjet burg, për importimin e drogave të klasit A me vlerë 40 milionë paund, nga Evropa drejt Londrës, në jug-lindje dhe në kufirin jugor të Anglisë.

Shtetasit shqiptarë të dënuar janë:

1- Sami Qerkini, 49 vjeç, u dënua me 22 vjet burg për trafikim të heroinës

2- Bardhi Lleshi, 36 vjeç, u dënua me 16 vjet e gjysmë burg për trafikim të heroinës

3- Arben Oruci, 44 vjeç, u dënua me 3 vjet burg për trafikim të heroinës

4- Armando Oruci, 40 vjeç, u dënua me 12 vjet burg për trafikim të heroinës

5- Jgergji Lleshi, 27 vjeç, u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg për trafikim të heroinës

6- Almir Gocaj, 36 vjeç, u dënua me 12 vjet burg për trafikim të heroinës

7- Altin Gocaj, 36 vjeç, u dënua me 9 vjet burg për trafikim të heroinës

Të tetë shtetasit shqiptarë u shpallën fajtor për bashkëpunim në tregtimin e drogës së klasit A.

Arrestimi

Arrestimi dhe vënia para drejtësisë e të pandehurve ishte rezultat i një hetimi të suksesshëm të detektivëve të Task Forcës, në një operon të koduar “Ninjask”.

Sami Qerkini ishte lideri i grupit kriminal shqiptar, i cili kishte zhvilluar një rrjet të sofistikuar dhe të gjerë bashkëpunëtorësh në importimin dhe furnizimin me drogë në Mbretërinë e Bashkuar, duke dërguar të ardhurat e biznesit të tij jashtë vendit.

Qerkini dhe bashkëpunëtorët e tij përpiqeshin të bënin një jetë normale, duke dalë në kafenetë e përditshme. Megjithatë, ata ishin të gjithë të përfshirë në përgatitjen e drogës.

Roja e shtëpisë, korrierët, përgatitësit dhe binjakët identikë, Almir dhe Altin Gocaj, u arrestuan së bashku në fabrikën e drogës në zonën e Crystal Palace. Atyre iu gjetën 2 kg heroinë dhe një shumë e konsiderueshme parash prej 133,205 paund.

Shefi i rrjetit Qerkini, kishte Bardhi Lleshin krahun e tij të djathtë, Altin Gocaj ishte roja e fabrikës dhe korrieri, Gjergji Lleshi (nipi i Bardhi Lleshit) ishte korrier dhe përgatitës droge, vëllezërit Armando dhe Arben Oruci ishin roje të fabrikës, korrierë dhe përgatitës të drogës. Të gjithë këta shtetas u arrestuan në shtator të vitit 2013.

Më 12 shtator të vitit 2013, Armando Oruci u pa duke dalë me një thes, të cilin Arben Oruci e nxori jashtë. Kur ky i fundit u ndalua nga policia në 2 kutitë me biskota dhe një ekspresi, iu gjet 1 kg heroinë.

Policia arrestoi Armando Oruci në korridor. Ndërsa Qerkini ishte në “kuzhinë”, duke përgatitur një sasi të vogël heroine. Të dy mbanin doreza dhe kishin maska në fytyrë. Në total gjatë aksionit u gjetën 8 kg heroinë dhe rreth 2 mijë paund.

Bardhi Lleshi u arrestua pranë shtëpisë së tij. Ai ishte liruar pak më parë, pas 6 vjet e gjysmë burg në shkurt të vitit 2008, për tregtim të drogës së klasit A.

Në një shtëpi tjetër, efektivët gjetën vëllanë e vogël, Gjergji Lleshin, i cili kishte fshehur 40 mijë paund në banesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat