Arrestohet femra që bënte trafikim me qeliza njerëzore

Kronikë e zezë

Arrestohet femra që bënte trafikim me qeliza njerëzore

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 11:27

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër e cila dyshohet se ka kryer veprën penale ‘transplantim i paligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’. Më këtë vepër penale, e dyshuara ka arritur të fitoj shuma të konsiderueshme parash. Ajo është dërguar në mbajtje.

Sipas policisë “pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, e cila dyshohet që ka kryer veprën penale ‘transplantim i paligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’ duke përfituar materialisht shuma të konsiderueshme parash. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat